SHBA reagon për praninë ushtarake të Turqisë në Bashika

Earnest ka vënë në dukje se për operacionet kundër DEASH-it në Irak ata e kanë shprehur që në fillim parimin se duhet të bëhet me dëshirën e qeverisë qendrore trajnimi i forcave irakiane të sigurisë

Qeveria e SHBA-së ka njoftuar se Turqia me praninë ushtarake në Mosul nuk ka vepruar në kundërshtim me principet e qeverisë qendrore të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, në konferencën e përditshme për shtyp, i është përgjigjur pyetjes nëse ka sjellë në rendin e ditës në takimet e tij në Turqi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter tërheqjen e ushtarëve turq në Bashika dhe mos pjesëmarrjen në operacionin e Mosulit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi ka bërë të ditur se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të bëjë informimin e nevojshëm në lidhje me çështjet e biseduara, Earnest ka vënë në dukje se për operacionet kundër DEASH-it në Irak ata e kanë shprehur që në fillim parimin se duhet të bëhet me dëshirën e qeverisë qendrore trajnimi i forcave irakiane të sigurisë. Earnest ka shtuar më tej se “Ne e kemi shprehur qartë se çdo operacion apo përpjekje që bëhet për të siguruar mbështetje për operacionet kundër DEASH-it duhet të koordinohet me qeverinë qendrore të Irakut dhe duhet të kryhet me direktivat e tyre. Deri tani nuk kemi vërejtur ndonjë lëvizje që të shkaktojë shqetësim për shkeljen e këtij principi nga prania e turqve në afërsi të Mosulit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes Bagdadit dhe Ankarasë u përjetuan probleme për çështjen e pranisë së ushtarëve turq të vendosur në bazën e trajnimit Zelikan në rajonin Bashika në afërsi të Mosulit. Qeveria e Bagdadit kishte vënë në dukje se prania e ushtarëve të Turqisë nuk ishte ligjore, ndërsa Qeveria Rajonale Kurde e Irakut kishte bërë të ditur se ushtarët turq ishin vendosur me dijeninë dhe pëlqimin e qeverisë qendrore të Irakut dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?