SHBA rrit tarifat mbi produktet kineze

Uashingtoni në 1 shtator do të rritë tarifat mbi një sërë produktesh kineze me vlerë 300 miliardë dollarë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, paralajmëroi të enjten se rritja do të jetë progresive deri në 25 për qind nëse Kina vijon t’i dredhojë marrëveshjes tregtare dypalëshe. Sipas Pekinit, tarifat nuk janë zgjidhje konstruktive.

Shtetet e Bashkuara do rritin tarifat mbi importet kineze me 10 për qind nga fillimi i shtatorit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se pagesat e reja do të aplikohen mbi një sërë produktesh me vlerë 300 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkas për to, sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, është pala kineze, e cila i shmanget marrëveshjes tregtare dypalëshe prej muajsh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump: “Mendoj se presidenti kinez Shi Xhinping, të cilin e respektoj shumë, do që marrëveshja të arrihet, por sinqerisht nuk po avancon sa duhet. Kina ka fituar qindra miliardë dollarë çdo vit, dhe mund të them se ne e kemi ndërtuar nga fillimi. Tani është koha të ndërrojmë fushën e lojës.”

Trump nënvizoi disa nga premtimet e pambajtura të palës kundërshtare, si blerja e produkteve bujqësore amerikane apo shitja e medikamentit kinez, Fentanil, që sipas tij vret mijëra qytetarë amerikanë çdo vit.

Pekini reagoi përmes kryediplomatit të vet duke kritikuar lëvizjen e SHBA-së, sepse tarifat nuk janë zgjidhje konstruktive për fërkimeve ekonomike mes shteteve.

Lajmi nuk u prit mirë as nga bursat aziatike, të cilat ranë me gati 2 për qind në orët e para të mëngjesit.

Pas bisedimeve të kësaj jave, grupet negociatore nga të dyja vendet do të takohen sërish në muajin shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?