FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA, të shtëna me armë zjarri në “Capitol Hill”. Arrestohet agresori

Një oficer i policisë së Uashingtonit ka mbetur i plagosur këtë të hënë në Shtetet e Bashkuara, teksa janë raportuar të shtëna me armë zjarri në hyrjen veriore të “Capitol Hill”, selisë së Kongresit amerikan, ose më saktë në qendrën e vizitorëve.

Agresori është arrestuar menjëherë, ndërkohë që po merret në pyetje mbi ngjarjen, ndërkohë që përmes një “e-mail”-i, stafi dhe mediat e pranishme në Kongres u njoftuan për të gjetur sa më parë vende të sigurta për t’u strehuar.

Kompleksi i “Capitol Hill” është vënë nën masa të rrepta sigurie, thuajse një “shtetrrethim”, ndërkohë që masa të ngjashme janë marrë edhe pranë Shtëpisë së Bardhë. Askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga ndërtesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia e Uashington DC, por zëdhënësi i saj ka njoftuar për një konferencë për shtyp së shpejti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?