SHBA: Të zhgënjyer me mbështetjen europiane

Europa po heziton të përfshihet në betejën e SHBA-së ndaj Iranit?

Aleati i saj kryesor, Britania e Madhe, deri më tani ka bërë veçse një reagim, ku i kërkon Iranit të tregohet i vetëpërmbajtur.

Gjermania nga ana tjetër ka nisur të largojë trupat ushtarakë nga Iraku, nga frika e sulmeve të Iranit, duke reduktuar ndjeshëm numrin e ushtarëve të saj në Irak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia deri më tani ndërkohë nuk ka marrë ndonjë masë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas sulmit iranian, “Corriere della Sera” shkruan se ushtarët italianë janë transferuar në një bazë të sigurtë dhe po qendrojnë në bunkerë.

Përfaqësitë diplomatike ndërkohë në Irak dhe vendet fqinje, kanë dhënë alarmin e kuq dhe shumë prej tyre kanë nisur të evakuojnë personelin.

Vetë SHBA ka reaguar e nervozuar me përgjigjen e europianëve.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur se është i pakënaqur me mbështetjen europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?