SHBA testoi raketa balistike, Putin: Nuk do rrimë duarkryq

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha ministrisë së Mbrojtjes, dhe agjencive të tjera qeveritare që të analizojnë kërcënimin nga një test i ri raketash amerikane, dhe të përgatisin një përgjigje reciproke.

Putin tha se Rusia nuk mund të qëndrojë duarkryq, dhe se planet amerikane për vendosjen e raketave të reja në rajonin e Azisë dhe Paqësorit ndikojnë në interesat thelbësore të vendit, pasi janë afër kufijve të Rusisë.

“Siç e dini, ne kurrë nuk kemi dashur, nuk duam dhe nuk do të përfshihemi në një garë të kushtueshme, destruktive të armëve por nuk mund të rrimë duarkryq”, shtoi Putin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kishin testuar një raketë balistike, që goditi shënjestrën e saj, pas më shumë se 500 kilometra fluturim. Kjo është prova e parë e tillë, që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një traktat i kontrollit të armëve me Rusinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën më 2 gusht nga Traktati i Forcave Bërthamore i vitit 1987 (INF) që ndaloi lëshimet në tokë të raketave balistike me një interval midis 500 dhe 5,500 kilometra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?