Shembet magazina e Amazon në Itali, humb jetën punëtori shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali.

Një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë së madhe amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar 50-vjeçar, punonjës i një sipërmarrje në Milano.

Shqiptari është identifikuar si Flamur Alsela, me banim në komunën Chiari në provincën e Breshës e vetëm dy ditë më parë kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosur kanë mbetur dhe pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve në gjëndje mjaft të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Magazina e Amazon, e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park.

Në momentin e ngjarjes gjashtë punëtorë, mes të cilëve dhe emigranti shqiptar që punonte si kryepunëtor në këtë skuadër,, ndodheshin në ndërtesë e janë rrëzuar nga një lartësi 6 -10 metra.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj tragjedie por sipas hetimeve të para rrëzimi i një pllake betoni ka provokuar dhe shembjen e një trau mbajtës që ka çuar në shkatërrimin e të gjithë strukturës.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit në Alesandrino e në Novi Ligure, ndërsa 50-vjeçari shqiptar ka mbetur viktimë.

Në vendgjarje vazhdojnë inspektimet e autoriteteve për zbardhjen e motiveve të shembjes.

Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur se shumë herë kanë kontrolluar këtë kantier e gjithçka deri më sot është kryer në respektim të normave të punës, dhe punonjësit ishin mjaft të kujdesshëm në zbatimin e tyre.

Kompania Amazon me një notë zyrtare ka komentuar se “është një ngjarje e tmerrshme e se i gjendet pranë familjarëve të viktimës e të të plagosurve.

Kompania, thuhet në këtë notë, është në dispozicion të autoriteteve italiane që po hetojnë mbi çfarë ka ndodhur.

Shembet magazina e Amazon në Itali, humb jetën punëtori shqiptar

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?