Shifra alarmante, 321 mijë vdekje nga koronavirusi në SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 320.926, prej të cilëve 2.997 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.  SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 266.284, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 17.894.926.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 10,39 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në afro 230,9 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 1,81 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 36.222 viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?