Shikimi i Merkelit: ‘Gruaja ime e ka vendin në kuzhinë’

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari iu përgjigj kritikave që i bëri e shoqja, duke thënë se ajo e ka vendin në kuzhinë.

Gjatë një vizite në Gjermani, ai tha: “Nuk e di cilës parti i përket shoqja ime, por ajo e ka vendin në kuzhinë, në dhomën time të ndenjes dhe në të tjera dhoma”.

Ai ishte në krah të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila sipas BBC i dha një shikim plot zemërim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Buhari tha se meqë është bërë president, ai është më superior se e shoqja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një intervistë për BBC, Aisha Buhari tha se nuk do e mbështesë të shoqin në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk e ndryshon qeverinë.

Ajo tha se presidenti nuk i njeh shumicën e zyrtarëve që ka caktuar.

Aisha Buhari tha se qeveria është marrë peng nga disa persona.

Buhari u zgjodh vitin e shkuar me premtimin se do luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

Vendimi i të shoqes për të dalë publikisht do të shokojë shumë njerëz, raporton BBC.

Ky është tregues i faktit se pakënaqësia ndaj presidentit është shtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?