Shokuese, 23-vjeçares mjekët i dhanë gabimisht 6 doza vaksine anti-covid

Një gabim njerëzor në Itali, ka bërë që një 23-vjeçare të marrë menjëherë 6 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer. E reja është shtruar në spitalin Noa në Massa Carrara dhe po mbahet në kontroll të rreptë nga mjekët.

“Kam frikë dhe më dhemb krahu. Mjekët nuk e dinë se çfarë pasojash do të kem. Nuk do të bëj denoncime penale, por mund të hap padi ndaj spitalit”, shprehet vajza. Ajo mori vaksinën në spital dhe më pas shkoi në shtëpi. Pas disa orësh vaksinuesit kishin konstatuar se asaj i ishte bërë një shishe e tërë vaksine që korrespondon me 6 doza të Pfizer.

Menjëherë mjekët e morën në telefon dhe duke qenë se ishte një rast i pa hasur më parë vendosën që ta shtrojnë në spital për ta mbajtur në kontroll. Fatmirësisht deri tani, 23-vjeçarja nuk ka shfaqur asnjë simptomë apo alergji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?