Shpërthimi me bombë plagos 8 persona në Lyon, reagon Macron

Të paktën 8 persona, mes tyre një vajzë e vogël 8 vjeçare, kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombe në qytetin francez, Lyon. Sipas mediave lokale, shpërthimi ndodhi rreth orës 17:30 të së premtës, në rrugën Viktor Hugo.

Ushtria rrethoi menjëherë zonën. Pas tyre në vendngjarje mbërriten policia dhe ekspertët anti-eksploziv.

Sipas dëshmitarëve, pako ishte lënë pranë një furre buke nga një person i maskuar që po udhëtonte me biçikletë. Rruga Victor Hugo shtrihet në një rrip të ngushtë toke midis lumenjve Saone dhe Rhone në qendër të qytetit historik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja është cilësuar si sulm nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?