FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria, presion Greqisë?!

Vendet e Vishegradit, ku përfshihen Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia dhe Polonia, kanë përgatitur një “Plan B” sa i përket fluksit të refugjatëve që hyjnë në Evropë përmes Turqisë dhe Greqisë.

Këto vende, kanë propozuar një marrëveshje që Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria të kenë një bashkëpunim mes tyre për kontrollin e kufijve për emigrantët që hyjnë përmes Greqisë. Propozimi i vendeve të Vishegradit do të diskutohet më 15 Shkurt në Pragë në Samitin e Bashkimit Europian, propozim i cili në thelb synon që të përjashtojë kufirin grek nga këto kontrolle. Javën e kaluar, BE kritikoi ashpër Greqinë se nuk kontrollon kufirin e saj detar për fluksin e refugjatëve që vijnë nga Turqia, e në këtë mënyrë janë shkaktuar disa tragjedi nga mbytja e varkave.

Nisur nga kjo situatë, kryeministri i Çekisë është shprehur që nëse Turqia nuk kontrollon dot fluksin e emigrantëve në bashkëpunim me Greqinë, duhet të gjendet një marrëveshje me Maqedoninë, Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe t’u ofrohet këtyre shteteve ndihma e nevojshme për të kontrolluar kalimin e refugjatëve nëpër kufijtë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo do të ushtrojë presion mbi Greqinë për ta detyruar që të bashkëpunojë me Turqinë mbi këtë fenomen”, tha kryeministri çek.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendet e Vishegradit kanë dalë kundër BE-së që të pranojnë një numër të lartë të refugjatëve nga Lindja e Mesme, në kuadër të vendimit për një shpërndarje të tyre në vendet e Bashkimit Europian. Këto shtete refuzojnë që të pranojnë emigrantë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?