Shqiptarët e Kosovës të zhytur në borxhe, mbi 3 miliardë euro kredi në banka

Në fund të muajit dhjetor 2019 vlera totale e depozitave të qytetarëve nëpër bankat komerciale të Kosovës ka arritur në rreth 4 miliardë euro, derisa në periudhën e njëjtë kohore shuma e mjeteve që qytetarët i kanë kredi nëpër banka ka arritur në 3 miliardë euro.

Nga kjo shumë, më shumë se 2.6 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, derisa ndërmarrjet kanë të depozituara rreth 750 milionë euro.

Vlera e valutave të tjera të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin shumën e 165 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raportin mujor të sistemit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), thuhet se depozitat në banka u rritën për 16.2 për qind.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rritje më të theksuar kishin depozitat e ekonomive familjare, pjesa më e madhe e të cilave përbëhet nga depozitat e transferueshme. Norma e interesit në depozitat e korporatave jofinanciare shënoi rënie për 0.2 pikë përqindje krahas periudhës së njëjtë të vitit paraprak, ndërsa norma e interesit në depozitat e ekonomive familjare shënoi rritje të lehtë për 0.04 pikë përqindje”, thuhet në raportin e vlerësimit tremujor të zhvillimeve makroekonomike të prezantuar nga BQK.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?