Shtëpia e Bardhë gjen “fajtorin” e rrëzimit të Biden
Pamjet e rrëzimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden teksa ngjiste shkallët e avionit Air Force One bënë menjëherë xhiron e botës duke ngritur pikëpyetje për shëndetin e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i stafit të Biden që tha se Presidenti 78-vjeçar ishte në 100% të formës së tij. Zëvendës sekretarja e shtypit së Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve në bordin e avionit se shkak për rrëzimin ishte bërë era shumë e fortë.
“Siç e patë kishte shumë me erë jashtë. Unë vetë gati rashë duke ngjitur shkallët”, tha zëdhënësja gjatë kthimit në Uashington nga Atlanta duke shtuar se Presidenti është mirë.
Biden u pengua disa herë teksa ngjiste shkallët e avionit. Pasi arriti në majë u kthye dhe nderoi ushtarakisht si për të treguar se nuk kishte asnjë problem, por sërish vijoi duke çaluar.
KOHA JONË SONDAZH

