Siria, dështojnë bisedimet në Lozanë për një strategji të përbashkët

Zyrtarët pjesëmarrës në raundin e fundit të bisedimeve mbi Sirinë, në konventën e mbajtur në qytetin e Lozanës në Zvicër, kanë dështuar në arritjen e një strategjie të përbashkët për t’i dhënë fund konfliktit sirian, që tashmë hyn në vitin e tij të gjashtë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë Staffan de Mistura dhe 7 ministra të jashtëm të vendeve të Lindjes së Mesme, morën pjesë në këto bisedime, ku Evropa dhe Kina ishin të përfaqësuara.

Siç ishte planifikuar, diplomatët diskutuan mbi evakuimin e propozuar të grupeve opozitare nga Aleppo lindor dhe rinovimin e armëpushimit në Siri. Por, takimi dështoi në daljen me një deklaratë apo vizion të përbashkët mbi mënyrën se si duhet proceduar me rastin e Sirisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një diplomat në Lozanë u shpreh se mbledhja ishte e papërgatitur dhe e paqartë në qëllimet e saj, ndërkohë që edhe lista e pjesëmarrësve ishte saktësuar vetëm në çastet e fundit. Edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kishte deklaruar më parë se ai nuk kishte asnjë pritshmëri të veçantë nga ky takim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bisedimet e së shtunës ishin të parat mes Kerry dhe Lavrov që prej rrëzimit të përpjekjes së dytë për armëpushim në shtator. Sekretari amerikan do t’i drejtohet tashmë Londrës, ku ai do të takohet me ministrat e jashtëm të vendeve evropiane, për të diskutuar më tej mbi Sirinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?