Sistemi i thyer zgjedhor në Itali po “infekton” tërë Europën

Matteo Salvini krijoi bindjen tek të gjithë se ishte gati për të pezulluar koalicionin qeverisës të Italisë e cila ishte në mes të një debati të nxehur. Njeriu i cili në thelb drejton vendin e kishte përhapur dhe më parë këtë ide, por siç tha Xhon Follain, ishte më 18 korrik momenti kur zëvendëskryeministri ju afrua më së shumti këtij ‘kërcënimi’.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij, një Salvini i tensionuar, u kërkoi anëtarëve të partisë së tij se cili ishte qëllimi në vazhdimësinë e koalicionit kur ai nuk mund të shtynte më tej politikat kryesore? Ai përfundimisht u tërhoq nga ky qëndrim, por ngjarja tregon për pasoja jo vetëm për të, por për tërë gjendjen e politikës europiane.

Zgjedhjet çdo një vit ishin deri dje një fenomen vetëm për vetëm italian por jo më. Nga Britania e Brexit tek Spanja e mbërthyer nga çështja e Katalonjës, sistemet e thyera zgjedhore po dalin si një tipar përcaktues në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanjollët kanë votuar tre herë në katër vjet dhe mund ta bëjnë këtë përsëri nëse Pedro Sanchez nuk arrin të gjej një parti më të vogël për të luajtur ‘topin’. Në Britani konservatorët kanë një shumicë paksa funksionale që do ta bëjnë jetën e vështirë për kryeministrin e ri Boris Xhonson.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me pak fjalë, mos u habitni nëse të tre vendet bien në zgjedhje të parakohshme deri në fund të vitit.

Bloomberg/ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?