Situata në Amazonë jashtë kontrollit, OKB e shqetësuar
Situata në Amazonë, shkatërruar nga shpyllëzimi dhe zjarret është jashtë kontrollit, denoncoi militantja ekologjiste braziliane Marina Silva, duke akuzuar qeverinë ultra të djathtë të presidentit, Jair Bolsonaro se ka lejuar një veprim të pakontrolluar që prek një ekosistem jetësor për planetin.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u shpreh sot shumë i shqetësuar nga zjarret në Amazonë. “Në mes të krizës klimatike botërore, ne nuk mund të pranojmë më shumë dëme për një burim të madh oksigjeni dhe biodiversiteti”, shtoi Antonio Guterres, duke kërkuar që Amazona të mbrohet. “Rritja dramatike e numrit të zjarreve në Amazonën braziliane është shkaktuar nga progresi i shpyllëzimit”, theksoi Paulo Moutinho, studiues në Institutin për kërkimin mjedisor mbi Amazonën (IPAM).
Zjarret në pyjet e Amazonës janë aq intensive sa tymi ka mbuluar qytete që gjenden edhe mijëra kilometra larg. Këto zjarre, raportohet se janë aq të mëdha sa që mund të shihen edhe nga hapësira. Ekspertët janë shprehur se e gjithë kjo mund të ketë pasoja të rënda të klima.
KOHA JONË SONDAZH

