Situata në Siri, takim mes Erdogan, Putin, Macron dhe Merkel
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se më 5 mars do të organizojë një takim për Sirinë me liderët e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë.
Fokusi kryesor i këtij takimi do të jetë përshkallëzimi i dhunës në rajonin e Idlibit, bastioni i fundit i rebelëve, ku dje mbeti i vrarë edhe një tjetër ushtar turk, pas bombardimeve të forcave të qeverisë siriane.
Vetëm këtë muaj, forcat siriane kanë vrarë 17 ushtarë turq.
“Do të takohemi më 5 mars”, deklaroi Erdogan në një fjalim në televizion.
Deklaratë e sipërcituar, presidenti turk e bëri pas bisedave telefonike me Vladimir Putinin, Emmanuel Macron-in dhe Angela Merkel-in.
KOHA JONË SONDAZH

