Situatë e tendosur në kufirin greko-turk

Autoritetet greke po vazhdojnë të ballafaqohen me mijëra emigrantë të cilët tentojnë të kalojnë nga Turqia. Turmat po zmbrapsen me gaz lotsjellës, ndërsa më të rrezikuarit janë gratë dhe fëmijët.

Ndërsa Greqia rrit gatishmërinë ndaj mijëra vetave në kufirin me Turqinë, emigrantët po kërkojnë mënyra të reja si të mbërrijnë në shtetin europian.

Disa familje nga Irani dhe Afganistani kanë ngritur kampe në plazhet e braktisura të qyteteve kufitare turke, pasi kanë humbur shpresat për kalimin e kufirit tokësor në rrethanat aktuale të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po tentojmë të kalojmë në Greqi. Kemi ngecur në këtë të ftohtë prej dy netësh, pa asgjë, pa ushqim. Fëmijët janë të uritur. Njerëzit thonë se grekët nuk po i lejojnë, po qëllojnë me plumba drejt barkave të emigrantëve,” thotë një emigrante afgane e cila pret të marrë udhëtimin drejt ishullit të Lesbosit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gratë dhe fëmijët janë më të rrezikuarit nga kjo krizë e re refugjatësh, dhe të paktën një fëmijë raportohet të ketë vdekur nga përmbysja e barkave prej gome që kanë lundruar në ditët e fundit.

Grupet më të dobëta, sipas fondit të OKB-së për fëmijët, UNICEF, përbëjnë 40 për qind të kontingjentit të emigrantëve në kufirin greko-turk.

Ndërkohë, policia greke vijoi të mërkurën të lëshojë gaz lotsjellës ndaj turmave, të mbështetura nga trupat ushtarake dhe zjarrfikëset e mobilizuara për zjarrvëniet me qëllim në terren.

Ministria e Brendshme turke pretendon se numri i emigrantëve që kanë kaluar në Greqi vetëm nga një qytet i Turqisë ka arritur në 135 mijë.

Greqia, nga ana tjetër, flet për rreth 15 mijë persona në kufirin greko-turk, për bllokimin e afro 30 mijë tentativave për kalim kufiri dhe për 220 të arrestuar.

Një ditë më parë, shefja e Komisionit Europian, Ursula Fon-Der-Lajn mbështeti përgjigjen e Athinës.

Ndërsa në Gjermania, kancelarja Angela Merkël ka kërkuar krijimin e zonave të sigurisë në Siri, që të mund të rikthehen miliona të shpërngulurit e viteve të fundit që tani edhe kërkojnë të vijnë në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?