Situatë kritike nga Covid-19 në Greqi, 108 humbje jete në 24 orët e fundit
Vijon të mbetet e rëndë situata nga pandemia në Greqi. Në 24 orët e fundit u regjistrua një rritje e madhe e numrit të vdekjeve nga Covid 19.
Për herë të parë numri i vdekjeve tejkaloi 100 duke arritur në 108 nga 72 që ishte rekordi negativ i mëparshëm, ndërsa presionin i madh vijon mbi repartet e kujdesit intensiv pasi ka një rritje të numrit të intubuarve. 522 qytetarë tanë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.
Më konkretisht, Greqia regjistroi 2311 raste të reja të koronavirusit, 18 prej të cilëve u zbuluan gjatë kontrolleve në pikat kufitare.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 90121, nga të cilat 53.4% janë burra. Selaniku udhëheq me 606 raste, 382 raste në Rajonin e Atikës. Në zonën e ”kuqe” përsëri Larisa dhe Pella. Numri i vdekjeve në vend prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1527.
KOHA JONË SONDAZH

