FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’ka ndodhur më parë, shqiptarët bëhen bashkë në Mal të Zi

Zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit 2016, në Mal të Zi, shqiptarët i gjenë më të bashkuar se asnjëherë më parë. Katër subjektet politike shqiptare të bashkuar në koalicionin e madh shqiptar me moton “Me një qëllim”, do të sfidojnë partitë malazeze dhe ato serbe, me qëllimin e vetëm, për sigurimin e sa më shumë vendeve në Parlamentin e Malit të Zi, për t’u bërë zë i fuqishëm i shqiptarëve në këtë shtet.

Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Malit të Zi, ka qenë objektiv i përhershëm i subjekteve shqiptare, por asnjëherë nuk kanë qenë më afër arritjes së qëllimit se që janë tani në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku katër partitë e mëdha shqiptare janë bërë bashkë në koalicionin e madh “Me një qëllim”.

Pjesë e këtij koalicioni janë janë këto katër subjekte; Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”, me bartës të listës kandidatin për deputet në Kuvendin e Malit të Zi Gëzim Hajdinaga, ish Ministër për pakica në kuvendin malazez dhe ish-kryetar i komunës së Ulqinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dyti i renditur në listë është zoti Fatmir Gjeka, ish-deputet në kuvendin malazias dhe ish kryetar i komunës së Ulqinit, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike, gjersa në pozicionin e tretë do të jetë Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëllimi i këtij koalicioni të madh shqiptar është mbrojtja dhe avancimi i të drejtave shqiptarëve në Mal të Zi, siç janë; zyrtarizmi i gjuhës shqipe në të gjitha territoret e banuara me shqiptar, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe, si dhe realizimin e shumë objektivave tjera, që për synim kanë krijimin e kushteve për jetë të barabartë me të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë diskriminimit politik që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë paraprake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?