Skandali i kompanisë kineze të vaksinës

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar letrat që ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, drejtuar kompanisë kineze për prodhimin e vaksinave “Sinofarm”. E para është dërguar në dhjetorin e vitit të kaluar ndërsa e dyta më 25 Janar të këtij viti.

Problematike është përmbajtja e letrës së dytë ku kompania, respektivisht Kina, lirohet nga çfardo përgjegjësie, nga pasoja eventuale negative, nga përdorimi i vaksinës. Kjo sipas “La Verita” është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe paraqet shkelje të misionit bazë të institucioneve, mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Autori thotë se shkaku për kthimin e avansit që e ka paguar Maqedonia e Veriut për blerjen e 200.000 vaksinave është se duhej të zhvillohej përmes një fantom-firme ndërmjetësuese me seli në Hong Kong, e kjo ka shkaktuar dyshime tek Pekini, që ka rezultuar me anulimin e procedurës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?