“Skifteri” shqiptar i vjedh shtëpinë italianit dhe kapet me 1 mijë euro në makinë
Një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane, nën akuzën e vjedhjes.
Mediat fqinje raportojnë se shqiptari ishte rreth 34-vjeç, ishte i rregullt në territorin italian dhe banor në krahinën e Milanos.
Pas denoncimit të bërë nga një qytetar për një vjedhje të kryer në një zonë periferike iu nënshtruan kërkimit për gjetjen e veturës Opel Insigna me të cilën po udhëtonte shtetasi shqiptar.
Policia gjeti dhe sekuestroi brenda makinës një çantë të një gruaje, brenda së cilës u gjetën rreth 1,000 euro si dhe disa mjete të tjera.
Malli i vjedhur i është kthyer personit të autorizuar, ndërsa shqiptari pasi ka dalë para Gjykatës së Lecces, ditën e sotme i është dhënë masa e arrestit në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

