Speranza: Nëse ne ulim vigjilencën gjatë festave të fundvitit, rrezikojmë ta gjejmë veten në janar-shkurt me një rritje të re të infektimeve

Kufizimet antiCOVID-19 u lehtësuan sot në disa rajone të Italisë, falë veçanërisht uljes së presionit mbi spitalet dhe stabilizimit të kurbës së infektimeve, megjithatë ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, paralajmëroi kundër çdo uljeje të vigjilencës.

“Nëse ne ulim vigjilencën tonë në këtë kohë, rrezikojmë ta gjejmë veten në janar-shkurt me një rritje të re të infektimeve, duke mos mundur ta përballojmë atë”, tha ai për kanalin e lajmeve SkyTG24.

Qeveria italiane ka krijuar një sistem me tre ngjyra për të dalluar rajonet sipas rrezikut përballë COVID-19: e verdhë (rrezik i moderuar), portokalli (rrezik i ndërmjetëm) dhe e kuqe (me rrezik të lartë).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?