Stuhia Katie, fluturimet e Anglisë në kaos

Stuhia Katie, me një shpejtësi që ka arritur deri në 105 kilometra në orë, ka goditur Anglinë e Uellsin, duke detyruar shumë fluturime të ndërrojnë kursin e tyre dhe duke bërë që urat e mëdha të mbyllen.

Mbi 20 fluturime në aeroportin Gatwick kanë devijuar destinacionin për në aeroporte të tjera, ndërsa në Heathrow janë raportuar anulime.

Zyra e shërbimit meteorologjik lëshoi një paralajmërim për erëra të forta në Londër dhe në jug-lindje të Anglisë, me nivelin e alarmit në ngjyrën e verdhë, që ka përfshirë edhe jugun e Uellsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paktën 2 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që mes të tjerash janë dhënë 23 paralajmërime për përmbytje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrjeti i centraleve elektrike në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar se po përballet me një numër të madh defektesh në rajonet Suseks, Surrej dhe Kent.

Edhe motoristët janë lajmëruar gjithashtu për ndërprerjen e qarkullimit në tre urat kryesore, atë në lumin Dartford, Urën Severn M48 dhe Kalimin Shepej.

Ndërsa Agjencia e Ambjentit ka kryer 122 reagime ndaj atyre që i ka quajtur raste të rritjes së shpejtë të niveleve të lumenjve në fillim të stuhisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?