Sulmet mbi Aleppo – Merkel e ashpër, paralajmëron sanksione ndaj Rusisë
Pavarësisht qëndrimit të zbutur të gjermanisë mbi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, kancelarja Angela Merkel kësaj radhe nuk ka kursyer aleaten e saj të madhe tregtare, duke u shprehur se sanksionet do të vendosen për këdo që kryen sulme në Aleppo, përfshirë Rusinë. Udhëheqësit e BE-së dënuan Rusinë për bombardimet e civilëve në qytetin e rrethuar të Aleppos, por u përballën me rezistencën e Italisë mbi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës. Një situatë e tillë ishte parashikuar, pasi unioni nuk është i unifikuar në këtë pikë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi dhënien fund të sulmeve nga forcat qeveritare siriane dhe ato ruse në qytetin verior të Aleppos, duke shtuar se Bashkimi Evropian do të marrë masa ndaj të dyja vendeve, nëse fushata e bombardimeve vijon.
“Megjithatë ne kemi shtruar themelet. Sepse ne kemi thënë që do të vendosim masa jo vetëm kundër Sirisë, por edhe kundër të gjithë atyre që janë aleatë me Sirinë në këtë drejtim. Kjo vlen edhe për Rusinë”, tha Merkel në Bruksel.
Udhëheqësit e BE-së dënuan Rusinë për bombardimet e civilëve në qytetin e rrethuar të Aleppos, por u përballën me rezistencën e Italisë mbi vendosjen e sanksioneve të reja kundër Moskës.
Një situatë e tillë ishte parashikuar, pasi unioni nuk është i unifikuar sa i përket Rusisë, pasi përtej deklaratës së kancelares Merkel para disa ditëve Gjermania dhe Austria u shprehën kundër shtimit të masave ndëshkuese ndaj Moskës.
Sakaq e pranishme për herë të parë mes 28 liderve europiane, krueministrja e Britanisë së Madhe,Teresa May, i bëri thirrje Bashkimit Europian të bashkohet për ti bërë presion Rusisë me qëllim ndalimin e bombardimeve në Aleppo.
“Diskutuam bashkë me kancelaren gjermane Merkel, presidentin francez Hollande dhe liderë të tjerë për një mesazh të qartë dhe të fortë, duke i bërë thirrje regjimit sirian dhe Rusisë të ndalojnë sulmet e tyre në Aleppo. Bashkimi Europian do të marrë parasysh të gjitha opsionet nëse mizoritë e tyre vijojnë”, tha jo.
May sigurisht që shprehu dëshirën e saj dhe vullnetin përnjë bashkëpunim të ngushtë mes Londres dhe Brukselit edhe pas finalizimit të divorcit mes tyre.
KOHA JONË SONDAZH

