Sulmi homofobik shkakton revoltë, fqinji djeg në banesë mjeku homoseksual

Një sulm homofobik ka tronditur Letoninë. Një mjek homoseksual është djegur i gjallë në banesën e tij. Sipas mediave vendase, 29-vjeçari Normunds Kindzulis, është djegur nga fqinji i tij.

Vënia e zjarrit nga ana e fqinjit mendohet se ka ndodhur për shkak të një sherri të mëparshëm. Autopsia e trupit të djegur të mjekut ka treguar se ai kishte pësuar një djegie deri në 85% të trupit.

Shoqata e Organizatorëve të Krenarisë Evropiane, i ka kërkuar policisë që ky lloj sulmi të cilësohet si një krim homofobik i urrejtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?