Sulmi në Vjenë/Autori nga Maqedonia e Veriut tentoi të blinte municione në Sllovaki

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi dy ditë më parë në Vjenë, ku të vrarë mbetën 5 persona, mes tyre terroristi me origjinë nga Maqedonia e Veriut, dhe një kalimtar po me origjinë shqiptare.

Media britanike ”DailyMail”, shkruan se terroristi Kujtim Fejzulai, mbështetës i ISIS u përpoq të blinte municion në Sllovaki këtë verë, mirëpo dështoi në përpjekjet e tij. Policia Sllovake e ka konfirmuar përpjekjen për blerje dhe tha se ata kishin njoftuar autoritetet austriake në atë kohë.

Vrasësi njëzet vjeçar u burgos në prill 2019 sepse ai donte të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me ISIS. Ai u lirua parakohe në dhjetor sipas ligjit për të mitur pasi nuk u gjykua si kërcënim për vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikolaus Rast, avokati që e kishte në mbrojtje në 2019-tën Kujtim Fejzullahun, ka thënë për CNN-it se ai dukej mjaft i qetë dhe i tërhequr në vetvete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?