Sulmi terrorist në Vjenë/ Avokati: Se kisha menduar se Kujtimi do të bëhej vrasës, shkak rruga…

Avokati mbrojtës i autorit të ngjarjes terroriste që tronditi mbrëmë Vjenën, Nikolaus Rast thotë se Kujtimi Fejzullari ka qenë një adoleshent pa fat. Sipas tij, familja e të riut ishte shumë e mirë por miqësia e tij me njerëzit e papërshtatshëm e futi atë në rrugë të gabuar. Për më tepër, ai nënvizon se nuk e kishte menduar kurrë që Kujtimi do të bëhej vrasës.

“Ai vinte nga një familje perfekte normale. Për mua ishte një adoleshent pa fat, që zuri miqësi me njerëzit e gabuar. Nëse nuk do shkonte në xhami, por të merrej me boks, do ishte bërë boksier. Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhej vrasës”,-thotë avokati.

Nikolaus Rast ishte avokati që e mbrojti vitin e kaluar pasi u kap në kufij duke tentuar që të udhëtonte drejt Sirisë. Ai u dënua me 22 muaj heqje lirie por doli në dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?