FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmohet rëndë mesuesi francez, agresori: Jam ISIS

 

Një mësues u sulmua në klasën e tij, në një shkollë të periferisë veriore të Parisit, Aubervilliers, nga një person, i cili në akt e sipër përmendi Shtetin Islamik. Ngjarja ndodhi në kohën kur mësuesi ishte vetëm në klasë. Agresori – sipas mediave franceze, – ka përdorur një prerëse letrash e një palë gërshërë, mjaftueshëm sa për ta plagosur viktimën e tij duke e çarë në fyt.
Këto në fakt ishin mjete që i gjeti aty për aty, pasi në shkollë ka hyre i paarmatosur, edhe pse në kokë mbante një maskë. Jeta e mësuesit nuk është në rrezik, ndërsa policia është vënë në kërkim të agresorit, që u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Franca vazhdon të mbetet në gjendje alarmi, pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 vetë. Sipas një prokurori të zonës, burri ka thirrur me të madhe: është Shteti Islamik dhe ky për ju është një paralajmërim. Pas kësaj është larguar në këmbë. Dega e Antiterrorit pranë zyrës së kryeprokurorit në Paris nisi menjëherë një hetim për tentativë për vrasje të lidhur me një akt terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?