FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Super armët ruse që lënë pas ato amerikane

India ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për blerjen e mbrojtësve anti-ajror S-400.

Prodhimi nga gjiganti rus i teknologjisë “Rostec Sergey chemezov” do të nisë në vitin 2020.

Marrëveshja ndërqeveritare u nënshkrua nga Presidenti Vladimir Putin dhe kryeministri i Indisë. Kontratat do të nënshkruhen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zv/kryeministri rus Dimitri Rogozin tha se marrëveshje është e rëndësishme dhe tregon gatishmërinë e Rusisë për forcimin e partneritetit strategjik me aleatët e saj kryesor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke e konsideruar si sistemin më të avancuar, ai deklaroi se armë të tilla do t’u jepen vetëm aleatëve më të ngushtë, Indisë dhe Kinës.

“Fakti që ne kemi arritur marrëveshje me Indinë dhe Kinën, tregon shumë. Kjo do të thotë se Rusia eksporton teknologjitë e saj më të përparuara për vendet që i beso, me të cilat ka ndërtuar partneritete strategjike”, theksoi ai.

“S-400 është një lider i vërtetë, një markë globale që lë pas edhe amerikanët,” shtoi ai.
Blerësi i parë i huaj për këtë sistem është Kina, e cila nënshkroi marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh vitin e shkuar.

Ajo është projektuar për të siguruar mbrojtjen e ajrit duke përdorur raketa afatgjatë dhe të mesme me rreze që mund të godasin vende si dhe objektivat ajrore, duke përfshirë avionët taktike dhe strategjikë, si dhe raketat balistike dhe dalje në det,  deri në 400 km (248 milje).

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?