Surprizon ekonomia japoneze – Rritet me 2.1%, ndërkohë që Qeveria priste recesion

Ekonomia japoneze rifitoi vrull në tremujorin e parë, duke marrë nxitje nga eksportet dhe hedhur poshtë shqetësimet për recesion në ekonominë e tretë më të madhe në botë.  Produkti i Brendshëm Bruto në Japoni, u rrit me 2.1% në tremujorin e parë me bazë vjetore,  duke thyer projeksionet për një tkurrje me 0.2%.

Rritja erdhi kryesisht nga tregtia neto,  ndërkohë që importet ranë më shpejtë se importet,  çka reflekton kërkesën e dobët brenda vendit.   Konsumi privat ra me 0.1% ndërsa shpenzimet kapitale humbën 0.3%,  duke ngritur dyshime mbi perspektivën e politikëbërësve se kërkesa e fortë brenda vendit do të kompensojë rënien e tregtisë.

Të dhënat e Produktit të Brendshëm Bruto vijnë ndërkohë që treguesi ekonomik i Qeverisë projektonte një recesion në Japoni,  ndërkohë që eksportet dhe industria kanë pësuar goditje nga ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe lufta tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?