Synojnë mirëqenien dhe jo pasurinë, ky është shteti më i lumtur në botë!

Lumturia është diçka që të gjithë e duam, ndonëse disa nga ne e jeton këtë gjendje emocionale në mënyrën e tij. Lidhur me ketë ndjenjë dhe mënyra se si arrihet kjo kënaqësi janë dhënë shumë versione nga filozofë të ndryshëm, ndërsa në botë ekziston një vend i cili njihet si vendi më i lumtur në botë sipas raportit botëror të lumturisë. Për të katërtin vit radhazi Finlanda është vendi më i lumtur në botë, ndërsa më pas vjen Danimarka, Zvicra, Islanda dhe Holanda.

Ajo çfarë bëhet me dije është se vendi nordik e gëzon këtë status, pasi faktor kryesor është besimi i popullsisë tek komuniteti i tij. Sipas ekspertëve të lumturisë, ky element që gëzohet nga banorët e Finlandës, kontribuon në mirëqenien e personave.

Të gjitha vendet nordike u renditën në 10 vendet e para të listës si vende të lumtura, ndërsa Estonia ishte e 28-ta dhe Rusia e 60-ta, nga 149 kombe. Britania e Madhe ra nga vendi i 13-të në të 17-të, ndërsa SHBA ishte në vendin e 19-të. Ndërkohë sipas Jeffrey Sachs sekreti i lumturisë është se të gjithë synojnë mirëqenie dhe jo pasuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?