”Sytë e tyre ishin si akulli”, e mbijetuara në Bucha tregon tmerrin: Ju kërkova të më vrisnin dhe mua

Irina Abramova, një banore nga Bucha që ka shpëtuar ka treguar sesi forcat ruse i vranë barbarisht bashkëshortin, 40-vjeçarin Oleg Abramov. Ajo ka treguar momentet e tmerrit, ku burrit iu kërkua të gjunjëzohej dhe më pas u qëllua në kokë nga ushtarët rusë.

Irina tha se ajo u bërtiti trupave dhe u kërkoi atyre që ta qëllonin edhe atë. “Sytë e tyre ishin si akulli. Burri im nuk ishte ushtar. U tham jemi civilë. Ata ishin çnjerëzor”.

Trupi i tij u bashkëshortit të saj qëndroi në rrugë për katër javë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të dukshme. Unazën e martesës së të shoqit, ajo e mbante varur në qafën e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?