Talebanët thonë se ka tradhtar mes tyre në aeroport, kreu “i shiti” tek ISIS

Kreu i vetëshpallur i sigurisë në aeroportin e Kabulit, thuhet se ka ndihmuar atentatorin vetëvrasës të shkaktonte shpërthimin e fuqishëm që vrau dhjetëra vetë atje.

Khalil Haqqani, i cilësuar si njeri i Al Kaedës dhe që ka lidhje me Shtetin Islamik Khorasan, është një prej njerëzve më të kërkuar prej Amerikës. Mbi kokën e tij, ka një shpërblim prej 55 milionë dollarësh. Ai është shpallur grup i huaj terrorist nga Shtetet e Bashkuara, e përballet po ashtu me sanksione të OKB-së.

Ndonëse pjesë e talebanëve, ekspertët besojnë se ky rrjet është autonom falë reputacionit të vet dhe pritet të jetë lojtar i fuqishëm tani pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët.

ISIS që mori përgjegjësinë e shpërthimit në aeroport, ka nxjerrë dhe foton e kamikazit të identifikuar si Abdul Rehman Al-Loghri. Rrjeti Haqqani është fajësuar për disa nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në botë këto vitet e fundit.

SHKARKO APP