Tarifat po godasin rëndë Kinën. Trump: Kompanitë kineze po zhvendosin prodhimin në Vietnam

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se tarifat ndaj mallrave kinezë po bëjnë që kompanitë të zhvendosin prodhimin jashtë Kinës në Vietnam dhe vende të tjera në Azi.   Në një intervistë me Fox News, Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina kishin arritur një marrëveshje të fortë tregtare, por Kina e ndryshoi në minutën e fundit.

“Kjo nuk mund të jetë një marrëveshje 50-50.  Megjithatë, ne kishim një marrëveshje të fortë dhe ata e ndryshuan në minutën e fundit.  Unë i’u përgjigja që është ok dhe do të tarifojmë produktet e tyre.  Në këndvështrimin e Kinës nuk është pozitive, për shkak se të gjithë këto kompani që po paguajnë tarifat, po zhvendosen në Vietnam dhe vende të tjera në Azi”, u shpreh presidenti Trump

Kina ashpërsoi qasjen në luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, duke bërë të ditur se rifillimi i negociatave tregtare mes 2 ekonomive më të mëdha në botë nuk do të kishte kuptim, nëse Washingtoni nuk ndryshon vendimet.   Zyrtarët kinezë thanë së fundmi se fjalët dhe veprimet e fundit të Shteteve të Bashkuara kanë cenuar interesat e Kinës dhe firmave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?