Të rinjtë po e marrin seriozisht Covid-19, sondazhi e tregon pse
Të rinjtë njihen për prirjen për t’u përfshirë në sjellje më të rrezikshme. Kjo i bën një grup që del kundër këshillave të shëndetit publik, të cilat synojnë të parandalojnë pandeminë. Një sondazh i Harris Insights & Analytics, thotë se nuk është ky rasti.
Sondazhi i Harris thekson se adoleshentët e kanë marrë shumë seriozisht pandeminë, mbajnë maskën dhe janë të informuar për rreziqet e sëmundjes. Fakti që adoleshentët e kanë marrë pandeminë të paktën po aq seriozisht sa gjeneratat e tjera është befasues, mirëpo hulumtimet në lidhje me trurin e adoleshentëve mund të shpjegojë pse.
Truri i adoleshentëve, i vendosur përballë shpërblimeve dhe pasojave të panjohura, priret drejt shpërblimeve, sipas një studimi të vitit 2012 të Yale School of Medicine. Kjo ndodh vetëm kur rreziqet janë të panjohura. Sapo adoleshentët informoheshin plotësisht për rreziqet e sakta që lidheshin me një vendim, ata qëndronin po aq larg rrezikut sa edhe të rriturit.
”Ne e dimë nga studimet e zhvillimit të trurit që pjesa e përparme e trurit, ku ndodh vendimmarrja, nuk lidhet me pjesën tjetër plotësisht deri në fillim të të 20-ave. Në përgjithësi, ky brez është i informuar dhe i shqetësuar për shkak se lexon nëpër rrjete sociale dhe e merr seriozisht pandeminë”.
KOHA JONË SONDAZH

