Të shtëna me armë zjarri në një kazino të SHBA, raportohet për të lënduar
Një sulm me armë zjarri është shënuar në Wisconsin të SHBA-ve.
Mediat e huaja shkruajnë se si pasojë e të shtënave që janë regjistruar në qytetin GreenBay, janë lënduar disa persona.
Policia ka thënë se situata aktualisht ndodhet në kontroll, e nuk ka preferuar të ndajë detaje të tjera.
Deri më tani nuk dihet identiteti i autorit, apo motivi i sulmit.
Një prej dëshmitarëve, ka thënë për mediat amerikane se i kishte dëgjuar të shtënat, duke shtuar se ndihet me fat që është ende gjallë.
KOHA JONË SONDAZH

