Tension në ajër, avionët koreano-jugorë qëllojnë bombarduesin rus

Avionë ushtarakë të Koresë së Jugut kanë qëlluar mbi 300 herë në shenjë paralajmërimi ndaj një avioni ushtarak rus mëngjesin e të martës, njofton Ministri a Mbrojtjes në Korenë e Jugut.

Mendohet se ndërhyrja ka ndodhur gjatë një stërvitjeje të përbashkët mes forcave ajrore ruse dhe kineze. Në zonën e identifikuar kanë kaluar dy bombardues H-6 të ushtrisë kineze. Më pas ata janë ndjekur nga dy avionë rus A-50.

Avioni rus kaloi dy herë mbi ishujt Dokdo/Takeshima, të cilët ndodhen mes Koresë së Jugut dhe Japonisë, çka përbën shkelje të hapësirës ajrore në brigjet lindore të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj shkeljeje avionët F-15 dhe KF-16 të ushtrisë koreano-jugore kanë qëlluar mbi 300 herë ndaj avionit rus me një armë 20 mm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rusia ka mohuar shkeljen e hapësirës ajrore. Autoritetet në Moskë kanë deklaruar se bombarduesit e tyre e kanë zhvilluar stërvitjen mbi ujëra neutralë dhe kanë mohuar të jenë qëlluar nga avionët e Koresë së Veriut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?