Teoricieni i fizikës bën komentin shokues: Së shpejti do të eksplorojmë botën paralele

Në një kohë që bota është nën panik nga koronavirus, një teoricien i fizikës, Sean Carroll ka shkaktuar debat teksa është shprehur se strukturat e shkallës së vogël të universit tregojnë ekzistencën e disa botëve paralele. Komentet e tij shokuese u bënë në fillim të vitit ku Carroll tha se fakti që pjesëzat e vogla si elektronet e protonet nuk kanë një vendndodhje të caktuar në hapësirë, është prova e ekzistencës së universeve paralalele.

”Ka shumë më tepër se kaq, jo çdo botë që ne imagjinojmë bëhet e vëretë per ne”, tha Carroll duke argumentuar se sensi i njohur i fizikës ka kuptim për jetën tonë të përditshme, por në shkallë më të vogël çdo gjë shpërbëhet përsëri dhe në nivelin kuantik hapësira është e mbushur me pjesëza të vogla që vazhdimisht hyjnë dhe dalin nga ekzistenca.

Ai përmendi teoremën e Bell, mbi konstruktin themelor të mekanikës kuantike për ndërveprimin e pjesëzave me njëra-tjetrën, bashkimin e tyre e më pas rindarjen. ”Ka ekuacione, rregulla fizike e motive që duhen zbatuar. Vetmë disa botë të tjera mund të bëhen të vërteta për ne, por jo të gjitha”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?