FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmeti i fundit në Itali e uli nivelin e tokës 75 cm

Lëkundja e fortë sizmike që goditi Italinë Qedrore ka shkaktuar një ulje me 75 cm të nivelit të tokës.

E konfirmojnë këtë fakt specialistët e Institutit Italian të Sizmologjisë, duke shtuar se llogaritjet e tyre janë kryer me anë të matjeve satelitare bazuar në teknikën SAR.

Ndërkohë gjatë natës e deri mëngjesin e sotëm janë regjistruar 107 lëkundje të tjera tërmeti të shkallës 2-3 Richter në territorin e Rietit, Ascoli Piceno, Macerata etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kërkesë të banorëve të zonës të cilët nuk duan të braktisin vendbanimin e tyre , kanë mbërritur ne mëngjesin e sotëm në komunën e Norcias tendat për të strehuar përkohësisht familjet e mbetur pa strehë apo me shtëpi të deklaruara jo të sigurta për të banuar për shkak të dëmeve të tërmetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?