FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmeti në Itali, 4 herë më i fuqishëm se bomba në Hiroshima

Sipas specialistëve në Itali, fuqia e tërmetit të fundit është e barabartë me 80 kiloton, baraz me 80 mijë tonë tritol, apo 4 herë më i fuqishëm se bomba atomike e hedhur në Hiroshima e Nagasaki.

Ndërkohë në mediat italiane janë publikuar pamje të filmuara me dron, rreth rrënojave dhe dëmeve kolosale që ka lënë pas tërmeti.

Teksa 24 orë pas tërmetit, rezulton se toka vazhdon të dridhet ende në Italinë Qendrore dhe ka shkuar në 8 mijë numri i personave të asistuar gjatë natës nga punonjësit e Mbrojtjes Civile  të Kruqit të Kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Embyllur vazhdon të mbetet sot për turistët edhe Katedralja e Shën Palit, e cila thuhet se ka pësuar krisje në kornizën e jashtme.

Departamenti i Mbrojtjes Civile informon se prej 24 gushtit  e deri më 26 tetor kanë asistuar rreth 15 mijë banorë të zonave të prekura nga tërmeti, 4 mijë prej tyre janë strehuar në hotelet e brigjeve të Adriatikut  e 10 mijë të tjerë në srukturat e vëna në dispozicion nga strukturat lokale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?