FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Terror në Stamboll, vritet kamikazja që do sulmonte rajonin e policisë

Tre incidente të rënda janë shënuar brenda dy ditësh në qytetin e Stambollit duke sjellw katër viktima. Pasditen e të mërkurës autoritetet, ndërsa bashkëpunëtori i saj mbeti i plagosur pas një shkëmbimi zjarri në hyrje të një rajoni, një grua u qëllua për vdekje nga policie. Sipas versionit zyrtar, të konfirmuar edhe nga Guvernatori i Stambollit, Vasif Shahin, gruaja e vrarë kishte me vete një bombë që donte ta shpërthente brenda rajonit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes palëve kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të policisë, por nuk raportohen viktima të tjera. Autorësia për sulmin nuk është marrë ende nga asnjë grupim, por ngjarja e rëndë ndodhi vetëm një ditë pasi dy pjestarë të një organizate terroriste morën peng një prokuror, i cili vdiq bashkë me dy pengmarrësit gjatë operacionit për shpëtimin e tij. Ndërsa paraditen e të mërkurës, një njeri i armatosur ka sulmuar zyrat lokale të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në pjesën aziatike të Stambollit. Presidenti Rexhep Erdogan, ndërpreu vizitën në Rumani për t’u rikthyer në vend, por deklaroi gjatë konferencës për shtyp me homologun rumun, Klaus Iohanis, se këto ngjarje nuk ndihmonin në procesin e paqes me minoritetin kurd. “Ne do të vazhdojmë ta luftojmë terrorizmin. Sulmin në zyrat lokale të partisë si një veprim kërcënues sidomos duke qenë se jemi duke u përpjekur për të zgjidhur çështjen kurde. Megjithatë, rendi demokratik nuk mund të shkatërrohet nga sulme të tilla, unë si president do të marr masa”, tha Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?