Terroristi grek ndërpret grevën e urisë, pas 66 ditësh
Pas 66 ditësh krye ekzekutori i organizatës terroriste “17 Nëntori”, Dimitris Koufontinas ka ndërprerë grevën e tij të urisë. 63-vjeçari kishte hyrë në grevë me kërkesë transferimin e tij në burgun e Koridhalosë pas një vendimi të qeverisë në dhjetorin e kaluar që ndalonte të dënuarit për terrorizëm të mbaheshin në një burg rural.
Në lidhje me kryeministrin Mitsotakis ai ka thënë gjithashtu se ”familja në pushtet ka treguar se sa e pamëshirshme është në poshtërimin e ligjeve dhe Kushtetutës, në administrimin e drejtësisë dhe për këtë gjykohen nga njerëzit që dalin në rrugë”.
Koufodina është akuzuar për 200 vepra penale në 84 akte, përfshirë vrasjet, të cilat kreu si anëtar i organizatës terroriste 17 Nëntori që nga fillimi i vitit 1983 dhe është dënuar me 11 herë burgim te përjetshëm dhe 25 vjet burg për pjesëmarrje në 11 vrasje, shpërthime, grabitje dhe pjesëmarrje në grupin terrorist. Midis viktimave të vrarë prej tij nga 1985 deri në 1992 ishte dhe Pavlos Bakojani, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Dora Bakojanis, njëkohësisht motra e kryeministrit të sotëm Mitsotakis.
Vendimi i Koufodinës vlerësohet se mund të zbusë valën e zemërimit që ka përfshirë gjithë vendin, pas dhunës policore në një lagje të Athinës të dielën e kaluar, që u pasua nga incidente të dhunshme ndaj forcave policore dy dite më pas, ndërsa në gjithë vendin vazhdojnë tubime proteste kundër rasteve kur policia greke ushtron dhunë në kundërshtim me ligjet e shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

