Tjetër skandal/ Princi Britanik, i përfshirë në festat e përdhunimit të minoreneve
Familja Mbretërore në Britani është vënë sërish në siklet, pas një lajmi të publikuar nga mediat britanike.Në qendër të skandalit është sërish ai, Princi Andrew, i cili muaj më parë u detyrua të tërhiqet nga jeta publike dhe gjithë angazhimet e tij, për shkak të akuzave se kishte marrë pjesë në festat e miliarderit pedofil Jeffrey Epstein, ku përdhunoheshin vajza të mitura.
Epstein u vetëvra në burg, ndërsa pavarësisht akuzave ndaj tij, Andrew nuk u mor i pandehur.Por tani Andrew ka përfunduar sërish në qendër të një skandali, pasi ka marrë pjesë në festat e manjatit 78-vjeçar, Peter Nygard.Ky i fundit akuzohet se ka përdhunuar minorene, duke iu premtuar atyre se do t’i bëjë modele.
Nygard i ka dehur me verë dhe i ka droguar në vilën e tij në Bahamas, para se t’i përdhunonte dhe të kryente me to “akte devijuese”.Në vilën e Nygard në Bahamas ka qenë pikërisht edhe Princ Andrew, por për momentin nuk dihet nëse është përfshirë në përdhunimet masive.
Andrew raportohet se në një rast, ka qenë në vilën e Nygard bashkë me gruan dhe vajzat e tij.Në dosjen prej 99 faqësh, manjati Nygard akuzohet se ka përdorur vilën e tij me dhjetëra dhoma, për festa seksi me vajza të rekrutuara nëpër qendra tregtare apo evente mode.
Ai dhe punonjësit e tij iu premtonin atyre se do t’i bënin modele, por pasi ftoheshin në vilë, ato deheshin me verë dhe drogoheshin, para se të përdhunoheshin.Tre nga denoncueset ishin vetëm 14-vjeç.Ato ishin të virgjëra dhe duhet të marrin trajtim mjekësor, për shokun psikologjik që kanë pësuar. Nygard, pasuria e të cilit vlerësohet 690 milionë euro, disa prej vajzave të përdhunuara i përdoret si skllave seksi.
Ai i merrte ato me avionin e tij personal, gjatë udhëtimeve që bënte në Itali, Francë, Londër, Kinë etj. Tashmë janë dhjetëra femra që kanë ngritur padi ndaj tij, dhe vështirë se mund t’i shpëtojë burgut.
KOHA JONË SONDAZH

