FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tmerri i Sirisë, mbi 11% e popullsisë është vrarë

Pasuria kombëtare, infrastruktura dhe institucionet siriane, gati janë shkatërruar nga impakti katastrofik i konfliktit 5-vjeçar.

Në këtë përfundim ka arritur Qendra siriane për Politika Kërkimore, e cila në një raport vlerëson se viktimat e shkaktuara nga lufta, në mënyrë direkte ose indirekte janë rreth 470 mijë, një shifër kjo dyfish më e lartë nga ajo që është shpallur nga OKB-ja 18 muaj më parë.

Që atëherë nuk janë mbledhur më të dhëna. Gjithsej 11.5% e popullsisë së vendit është vrarë apo plagosur që prej shpërthimit të krizës në mars të 2011-s. Numri i të plagosurve vlerësohet të jetë 1.9 milionë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jetëgjatësia mesatare ka rënë nga 70-vjeç që ishte në vitin 2010, në 55.4 në 2015. Në total, humbjet ekonomike, sipas raportit, vlerësohen në 255 miliardë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?