FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tony Blair kërkon anulimin e “Brexit”

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka deklaruar se popullit britanik duhet t’i jepet një mundësi tjetër për të thënë edhe njëherë fjalën e tyre mbi daljen nga Bashkimin Evropian, kjo pasi të bëhet e qartë si duket vërtet “Brexit-i”, dhe se kjo mund të realizohet nëpërmjet një votimi në Parlament, zgjedhjeve, apo një referendum të dytë.

Blair argumentoi se gjatë referendumit njerëzit ende nuk e kishin parë si dukej e ardhmja jashtë unionit por tha se do të bëhet më e qartë pasi të fillojnë negociatat e “Brexit-it”, shkruan “BBC”.

“Nëse ju doni të ruani marrëdhëniet tregtare në tregun e vetëm, detyrime të ndryshme do të vendosen mbi ju për lëvizjen e lirë të njerëzve, detyrime ligjore … do t’ju duhet të punoni jashtë vendit në këtë pikë..për të dalë nga Bashkimin Evropian po sakrifikojmë liritë tona … me të vërtetë duam të ikim në mënyrë nga BE-ja?, ka thënë ish-kryeministri Blair

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?