Trafik droge nga Shqipëria në Novara, 19 të arrestuar

Policia italiane ka çmontuar tjetër organizatë kriminale që merrej me trafik droge nga Shqipëria në Itali.

Pas hetimeve thuajse 2-vjeçare, policia e shtetit fqinj ka arritur të sekuestrojë rreth 50 kilogramë kokainë në provincën e Novarës, por gjithashtu edhe në ato të Pavia, Varese, Alessandria dhe Massa Carrara, shkruajnë mediat italiane.

Operacioni i titulluar «Contadino», i përfunduar me sukses nga karabinierët e Novaras ka përfunduar me arrestimin e 19 personave, kryesisht nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet filluan në gusht 2017 dhe se prej atëherë janë bërë arrestime të anëtarëve të bandës. Policia ka kryer arrestime të anëtarëve të bandës së trafikut të drogës nga Shqipëria në Italianë e Veriut gjatë periudhës 2017 – 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arrestimet janë kryer në provincat italiane të Novara, Massa Carrara, Acqui Terme, Alessandria, Pavia dhe Busto Arsizio.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?