FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trafikantët braktisin 650 kg drogë me vlerë 3 mln euro në një plazh në Itali, vinte nga Shqipëria

Një sasi e konsiderueshme kanabisi, plot 650 kilogramë, është gjetur e braktisur buzë detit në Monopoli, provincë pranë Barit të Italisë. Policia italiane e gjeti lëndën narkotike, të ndarë në 137 pako, të fshehura pas murit të një vile, në anë të detit në Santo Stefano, ku u gjet edhe një gomone e braktisur.

Ka qenë një kalimtar që spikati gomonen e braktisur dhe njoftoi policinë. Sipas mediave italiane, ka dyshime se droga vinte nga Shqipëria, por diçka mund të ketë shkuar keq gjatë udhëtimit dhe trafikantët braktisën drogën dhe gomonen.

Mësohet se vlera e marijuanës në treg vlerësohen rreth 3 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia italiane ka nisur hetimet mbi ngjarjen duke inspektuar imtësisht zonën, në bashkëpunim me kapitenerinë e portit të Barit.

Swiss Digital Mobile Reklama

droge-2 droge-3

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?