Tragjike/ Vdesin pacienti,një mjek dhe një infermier nga aksidenti ajror

Një avion ka shpërthyer nga flakët në ajër, teksa ishte drejtuar për në Tokyo, Japoni, në aeroportin “Haneda”.

Mirëpo, avioni ka shpërthyer tragjikisht mbi Manila, Philippines.

Lajmi i tmerrshëm u raportua nga televizioni japonez, “NHK”, ku u tregua se në bord ndodhej një pacient, shoqëruesit e tij, një mjek dhe një infermier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Autoritetit Ndërkombëtar të Aeroportit në Manila, avioni ishte marrë me qira nga kompania “Lion Air”.

Avioni përdorej për të transportuar furnizime mjekësore.

“Lion Air” është një kompani në Philippines që përdoret nga Instituti i Kërkimeve për Mjekësinë Tropikale, që momentalisht është duke ndihmuar në luftën kundër Covid-19.

Sipas dyshimeve të para, aksidenti ndodhi për shkak të mungesës së karburantit, megjithatë pritet ende për një shpjegim zyrtar nga policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?