Trazira në burg mes bandave rivale, 57 të vdekur

Të paktën 57 të burgosur kanë vdekur pas trazirave të mëdha që shpërthyen në brendësi të burgut Altamira në shtetin brazilian të Parà.

Anëtarët e dy bandave rivale, rreth orës 7 të mëngjesit, hynë në konflikt me njëra tjetrën dhe u bënë protagonistë të një beteje të vërtetë që zgjati më shumë se 5 orë.

Sipas njoftimeve të medias lokale, 16 kufomave iu janë prerë kokat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy roje burgu, të cilët ishin marrë peng, u lanë të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një blloku ndërtesash i’u është vënë zjarri, dhe shumë nga të burgosurit vdiqën nga asfiksia.

Njësia e burgut Altamira ka një kapacitet prej 200 vendesh por aktualisht aty vuajnë dënimin 311 të burgosur.

Dhuna në burgjet braziliane nuk është e pazakontë. Brazili renditet i treti në botë për numrin e madh të burgjeve, me rreth 700,000 të burgosur.

Masakra e burgut të Altamira-s është e dytë masakër e rëndë në burgjet braziliane për vitin 2019.

Në muajin maj, 55 të burgosur u vranë në katër burgje të ndryshëm të Manaus, zemra e shtetit Amazonas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?